Icardi dhe Interi nuk po divorcohen, ata janë si të dashuruarit: Wanda lëshon “bombën” e radhës

Wanda është akuzuar vazhdimisht se po ndikon negativisht në karrierën e Mauro Icardit, të cilin e ka bashkëshort por edhe e menaxhon si lojtar.

Sëfundmi ajo ka reaguar duke thënë se i do të mirën atij, e cila njëkohësisht është edhe për të.

“Icardi dhe Interi nuk po divorcohen. Ata janë si të dashuruarit, të cilët largohen përkohësisht nga njëri-tjetri sepse i nevojitet reflektim”, tha Wanda teksa Icardi po përgatitet të kalojë tek PSG, raporton Albeu.com.

“Pas një viti do të shikojmë sërish se çfarë mund të bëjmë”, tha Wanda duke lënë të kuptohet se në fund të sezonit Icardi mund të rikthehet tek Interi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu