Icardi dhe Wanda ndodhen në Stamboll, pritet kalimi te Galatasaray

Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në Parc de Princes. Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e klubit francez që i kanë bërë me dije të gjejnë një skuadër të re.

Mediat e ndryshme në Turqi kanë bërë me dije se aktualisht Icardi ndodhet në Stamboll së bashku me bashkëshorten e tij Wanda Nara, e cila është edhe agjente e futbollistit në fjalë.

Është gjiganti turk Galtasaray që po bën çmos për të nënshkruar kontratë me ish-sulmuesin e Interit. Galatasaray do ta marrë në huazim një vjeçar Icardin, ku një pjesë e pagës së tij do të paguhet nga PSG, derisa do të kenë edhe opsionin e blerjes.

Icardi duket se e ka tërhequr ideja për të luajtur në Turqi dhe kjo ka bërë që ai të fluturojë drejt Stambollit për të negociuar marrëveshjen.

PSG ia kishte ofruar argjentinasin edhe skuadrave angleze si West Ham United, Manchester United e Newcastle United, por që asnjëra nga to nuk e deshi atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu