“Ik andej hej sus”, deputetët e VMRO-DPMNE-së me pankarta në Kuvend kërkuan dorëheqjen e Talat Xhaferit

Deputetët e VMRO-DPMNE-së me një pankartë ku shkruan “Ik andej, hej sus”, kërkuan dorëheqjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Ata nga salla e shtypit të Kuvendit theksuan se: “Arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb. Por kanë edhe emër e mbiemër”. Këto janë në fakt fjalët e Xhaferit që dëgjohen në regjistrimin e publikuar, të thënë pas seancës së 71-të në Kuvend, kur ishte dashur të fiket mikrofoni në sallë, transmeton InfoShqip.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë, dhe kryetari i Kuvendit jo vetëm që nuk kërkoi falje për sjelljen e vrazhdë ndaj punonjësve në shërbimin parlamentar, por u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë. “Është e papranueshme që njeriu që ka firmosur i pari Kodin e Etikës të sillet keshtu në Kuvend, ta shkelë atë në mënyrë të rëndë dhe të ikin nga përgjegjësia dhe me deputetët e qeverisë të përpiqen ta fshehin këtë skandal nën tapet”, tha deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

“Nëse Xhaferi nuk jep dorëheqje, do t’u bëjë të ditur të gjithë deputetëve se Kodi i Etikës që të gjithë kemi punuar nuk vlen më në këtë legjislaturë”, tha Stojanovska./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu