Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj kanë një synim: Hekurudhën Shqipëri – Kosovë

Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kanë një ëndërr dhe synim të përbashkët: lidhjen hekurudhore midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo dëshirë, ky projekt, është shpalosur sot nga të dy në takimin që kanë pasur në Prishtinë dhe e kanë konfirmuar të dyja palët.

Meta shkroi në Fb: “I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj. Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë. Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin. Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane”- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu