Ilir Meta dorrëzohet para Edi Ramës, e aprovon si ministër të jashtëm

Presidenti Meta ka aprovuar Edi Ramën, si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë paraditen e sotme, që i hap rrugë edhe emërimit Gent Cakajt si ‘Drejtues i Ministrisë së Jashtme’, me kompetenca të deleguara nga Rama, raporton Gazeta Metro.

Edi Rama, si Ministër i Jashtëm gjatë ditëve në vijim, dot të aprovohet në Kuvend me kompetencat e shefit të diplomacisë shqiptare, që më pas shkon betimi te Presidenti, Ilir Meta.

Burime të Gazetës Metro brenda Qeverisë Shqiptare, bëjnë të ditur se Rama do bartë kompetencat diplomatike të Gent Cakajt, që do të jetë ‘Drejtues me Kompetenca të Deleguara’, pra ‘Drejtues i Ministrisë së Jashtme ’.

Gent Cakaj

Kjo ndarje e kompetencave është e ngjajshme me kompetencat kryeministrit Alexis Cipras në Greqi, Benjamin Netanyahu në Izrael dhe tani Edi Ramës në Shqipëri.

Ndërkohë, Rama e gjeti këtë si një zgjidhje të përkohshme, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese, që do të zgjidhë ngërçin mes Kryeministrisë dhe Presidencës. Njëkohësisht, presidenti Meta ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra të ish-ministrit Bushati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu