Ilir Meta i hap rrugën Bajram Begajt drejt Presidencës

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i cili sot do të votohet në Kuvend si Presidenti i ri i vendit.

Nga Stambolli ku ndodhet për vizitë zyrtare, Ilir Meta “ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në Facebook, ku ka postuar dhe videon e hedhjes së firmës.

Sot do të votohet në Kuvend propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.

Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu