Ilir Meta kërkon që Shqipëria të mos jetë pjesë e dialogut Beograd – Prishtinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëritit qëndrimin e tij që Shqipëria nuk duhet të jetë pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.

“E kam thënë edhe më parë, dhe i qëndroj se Shqipëria nuk mundet të jetë pjesë e dialogut mes Beogradit e Prishtinës” ka thënë për RTV 21 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta tha se Shqipëria ishte mes shteteve të para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe institucioneve të tyre, por shtoi se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është punë e institucioneve të Kosovës.

“Çfarëdo ndërhyrje e Shqipërisë në atë dialog, në cilat do tema të cilat diskutohen në atë proces, do të minoj pavarësinë dhe legjitimimin e atyre institucioneve” tha Meta.

Presidenti Meta theksoi se çështja është se si të përfundohet dialogu në mënyrën më të mirë për të dyja palët, por edhe për rajonin, pasi “kemi të bëjmë me problem që mund të shpejtoj apo pengoj të gjitha proceset europiane në rajon./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu