Ilir Meta ndahet nga gruaja e tij, Monika Kryemadhi

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka njoftuar sot se ka nisur divorcin nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Gjatë intervistës gazetari Çim Peka e pyeti Metën si mund ta bindë anëtarësinë dhe publikun se SPAK-u është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij.

55 vjeçari Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.

Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje./K.C/dritare.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu