Ilir Meta nuk ndalet, i jep edhe një ‘goditje’ Edi Ramës

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar me një dekret të posaçëm emërimin e akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.Arsyeja e refuzimit sipas Metës është se “ditën e realizimit të procesit zgjedhor për kryetar të Akademisë së Shkencave, zoti Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të kryetarit të Partisë Social Demokrate, çka ligji e ndalon”.

Duke ju referuar një sërë ligjesh, Meta shënon se “Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu