Ilire Dauti: Në Tetovë s’mund të merret leja për vozitje pa ryshfet prej 300 eurosh

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ilire Dauti, tha se të rinjtë në Tetovë nuk mund të pajisen me leje për vozitje pa dhënë ryshfet prej 300 eurosh. Këto akuza për kourrpsion, deputetja e opozitës shqiptare i bëri gjatë fjalës së saj në sencën parlamentare ku të pranishëm ishin kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe disa nga ministrat e tij.

Por, asnjëri nga ata nuk i’u përgjigj këtyre akuza apo nuk kërkoi sqarime për këto pretendimet të zonjës Dauti, e cila nuk dha më shumë detaje se kush janë personat apo kompanitë që kërkojnë ryshfet nga të rinjtë tetovarë që duan të pajisen me leje për vozitje.

Ju lutem shkoni cilido nga ju në Tetovë dhe kërkoni, a mund të gjeni një të ri ose këdoqoftë i cili tenton të marrë lejen për vozitje. A mundet ta merr atë pa mos e shoqëruar me 300 euro minimum mito. Ju nuk do të gjeni sepse nuk arrita as unë të gjejë.

Prandaj as për korrupsiononin nuk jeni të denjë të flisni dhe pyetje të këtilla nuk mund të ju parashtroj”, tha deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu