Ilire Dauti shefe e grupit parlamentar të ASH-së

Deputetja Ilire Dauti është zgjedhur shefe e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët. Kjo u bë e ditur sot në konferencën për media në Kuvend nga deputeti dhe nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri. Sipas tij ASH do të vazhdojë të veproj në Kuvend si subjekt i veçantë politik.

“Jemi të befasuar nga ky hap i partnerit tonë aktual të koalicionit”, tha Aziri duke komentuar vendimin e Alternativës për hyrjen në qeveri.

Ai theksoi se në ditët në vijim kryesia e partisë do të mbajë qëndrim se si do ta pozicionojë koalicionin që kanë me Alternativën në nivel lokal.

Ndryshe, dje deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se po jep dorëheqje nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu