Imami shqiptar nga Shkupi lobon për shqiptarët në Bruksel

Imami shqiptar nga Shkupi Benjamin Idrizi u takua në Bruksel me zv. Presidentin e Komisionit Evropian, z. Frans Timmermans, ku loboi për shqiptarët e Ballkanit. Në fjalën rastit z. Idrizi tha se: “Si pjesëtar i besimit islam, mund ta siguroj Evropën që Islami është pjesë e Evropës dhe ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së saj. Nëse sot flasim për integrim te emigrantëve, atëherë Evropa duhet te shikoje Islamin si partner dhe jo si faktor destabilizimi. Unë mund t’jua rikujtoj ftesën kuranore ndaj krishterëve dhe hebrenjve: ejani së bashku ta sqarojmë fjalën e përbashkët te Zotit. Ketë fjalë të përbashkët duhet ta kuptojmë si shtëpi te përbashkët. Por nëse në ketë shtëpi mungojnë myslimanet, atëherë nuk mund te flasim për vlera të përbashkëta evropiane. Nëse BE akoma nuk fton vendet myslimanë si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Turqia, ka dyshime për to, atëherë Evropa jep sinjale negative. Unë vij nga Gjermania e cila është më shumë e prekur nga refugjatet. Integrimi i tyre mund te funksionojë nëse ka bashkëpunim mes politikes, kishës dhe shoqërisë me myslimanet. Ata duhet te bashkëpunojnë ngushte. Xhamitë ndjehen te lëna menjane. Mungojnë ndihma financiare dhe kompetente. BE duhet te na ndihmoje pasi shume refugjate kërkojnë ndihme tek ne. Një pjesë e ndihmës tonë është shpërndarja e një fletushke në 40.000 kopje për refugjatët , e cila ndihmoi për integrimin e tyre. Myslimanet janë pjesë e këtij kontinenti. Aty ku mungon bashkëpunimi me ta, shfaqet frika që shpie në populizëm dhe radikalizëm. BE-ja DUHET TE REAGOJE SHPEJT DHE TE NDRYSHOJE KURSIN NDAJ MUSLIMANEVE. Vetëm atëherë mund te kuptojmë liritë fetare, barazitë dhe liritë njerëzore që janë vlera të përbashkëta. Vetëm atëherë ne mund të ndërmjetësojmë. Lufta kundër jotolerancës, ekstremizmit e të gjitha ngjyrave dhe populizmit të djathtë duhet te jetë e përbashkët.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu