Indiani pendohet nga shembja e xhamisë, ka riparuar dhjetëra xhami

Indiani Balbir Singh, i cili ka marrë pjesë në shembjen e xhamisë Babri në vitin 1992 që vazhdon të jetë temë e mosmarrëveshjeve mes muslimanëve dhe indianëve në Indi, ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive pas konvertimit të tij në Islam, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin indian, Singh, pjesëmarrës në shembjen e xhamisë Babri nga indianët ekstremistë, pasi u konvertua në Islam mori emrin “Mohammad Amir” dhe me ndjenjën e tij si fajtor për këtë vepër ai ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive.

Në një intervistë për India Today, Amir ka bërë të ditur se ka qenë i pari që me lopatë në dorë është ngjitur në kupolën e xhamisë gjatë shembjes.

“Menjëherë pas shembjes përjetova një ndjenjë shumë të madhe të fajësisë dhe ky ishte momenti kur vendosa të pranoj islamin”, u shpreh Amir.

Ai theksoi se bashkë me shokun e tij Mohammed Umar, i cili po ashtu më pas ka pranuar fenë islame, e kanë përmbushur premtimin e dhënë për restaurimin e rreth 100 xhamive për faljen e mëkateve.

Pas konvertimit në Islam, Amir u martua me një grua muslimane dhe në të njëjtën kohë, shpjegon ai, u mëson fenë islame të tjerëve duke kryer detyrën si predikues.

Territori i xhamisë së shembur temë debati mes indianëve dhe muslimanëve

Territori i cili në të kaluarën ndodhej xhamia e shembur Babri në qytetin historik Ayodhya, vazhdon të jetë temë debati mes indianëve dhe muslimanëve që prej shumë vitesh.

Indianët radikalë pretendojnë se muslimanët në shekullin e 16-të kanë shembur tembullin e ndërtuar në emër të mbretit indian Rama dhe në vend të saj kanë ndërtuar xhami.

Në dhjetor të vitit 1992 indianët radikalë shembën xhaminë Babri, të ndërtuar në periudhën e perandorisë Mogule.

Shembja e xhamisë shkaktoi trazira që rezultuan me vdekjen e rreth 2.000 personave në të gjithë vendin.

Muslimanët në Indi kërkojnë rindërtimin e xhamisë në vendin në fjalë, ndërsa indianët duke mbrojtur idenë e tyre se këtu ka lindur mbreti hyjnor Rama kërkojnë ndërtimin e tempullit

Kjo çështje i është referuar gjyqësorit ku gjykata e lartë seancën e radhës në lidhje me çështjen e ka shtyrë që të zhvillohet këtë muaj.

Emri i qytetit Faizabad që ndodhet në rajonin Uttar Pradesh, në muajin nëntor u vendos që të ndryshohej në Ayodhya, i cili për shkak se në traditën indiane njihet si vendi i lindjes së mbretit Rama, për indianët ai pranohet si një qytet i shenjtë.

Amit Shah, kryetari i partisë në pushtet Bhartiya Janata (BJP), javën e kaluar bëri thirrje për ndërtimin e një tempulli të ri në territorin e xhamisë Babri, e cila prej shumë vitesh është çështje e mosmarrëveshjeve mes muslimanëve dhe indianëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu