XHAKARTA (AA) – Banorët në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë do të paguhen nga 1.5 dollarë për çdo mi që kapin, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefektura e Xhakartës ka nisur një projekt të ri për të pastruar kryeqytetin nga minjtë.
Prefekti i Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama tha se projekti synon pastrimin e kryeqytetit nga minjtë të cilët shkaktojnë sëmundje dhe imazhe të këqija.