InfoShqip sot feston 3 vjetorin e themelimit

Portali InfoShqip filloi punën e tij më 1 Gusht të vitit 2016 duke pasur qëllim kryesor që të bëhet një medium i besueshëm, i pa-anshëm politikisht dhe duke synuar që në çdo rast me ndershmëri ta zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.

Qëllimi kryesor i InfoShqip që nga themelimi i tij para 3 vitesh ka qenë që të bëhet një dritare për informim të saktë dhe të pavarur në gjuhën shqipe, duke ardhur tek lexuesit e tij në kohë reale me shumë artikuj, dosje, komente dhe analiza të ndryshme, duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë, për t’ju informuar në kohë reale për të gjitha ndodhitë nga vendi, rajoni dhe bota.

Ne ndihemi krenar pasi që me fanatizëm kemi mbrojtur objektivin kryesor që i kemi vendosur vetes – ruajtjen e profesionalizmit në fushën e gazetarisë duke qenë portal edukues dhe i përshtatshëm për tu lexuar nga gjithë grup moshat, duke injoruar plotësisht lajmet e rreme, lajmet me tituj senzacionale pa përmbajtje reale, si dhe lajmet te showbizit jo të përshtatshme për audiencën.

Këto 3 vite ekzistence kanë qenë një sukses mjaft i madh për ne, pasi kemi arritur të bëhemi një ndër mediat online më të lexuara në Maqedoni si dhe njëkohësisht kemi qenë media me më shumë aktivitete nëpër rrjetet sociale, ku figura të shumta publike, analistë e opinionistë janë bërë pjesë nëpërmjet analizave, komenteve dhe intervistave të përditshme. Por puna jonë nuk mbaron këtu, gjatë vitit të tretë të funksionimit InfoShqip do të vijë edhe me disa risi të tjera, që do ti paraqesim në muajt në vazhdim.

Stafi i InfoShqip.com dëshiron të falënderojë të gjithë lexuesit që kanë zgjedhur portalin tonë për t’u informuar, pa ju nuk do ishim këtu ku jemi sot.

Në vazhdim ju paraqesim një infografik me disa nga statistikat e InfoShqip të 3 viteve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu