“Inteligjenca artificiale do të shkurtojë 50% të vendeve të punës”, Osmani propozon ndarjen e MASH, arsim parashkollor të detyrueshëm dhe optimizim të fakulteteve

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani sot në bashkëbisedim me të rinjtë në Tetovë në temën për mbajtjen e të rinjve në vend tha se propozon që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndahet në Ministri të Arsimit dhe Ministri të Shkencës.

Osmani tha se propozim tjetër është që arsimi parashkollor të bëhet i detyrueshëm, ndërsa tha se theks të veçantë duhet t’i jepet edhe arsimit profesional, ndërsa për arsimin e lartë, tha se duhet të optimizohet numri i fakulteteve.

Nxënësit që do të regjistrohen në shkollë këtë vit, do të pensionohen në vitin 2084 dhe ne duhet të përgatisim njerëz për tregun e punës të pas 40 viteve, të dhënat flasin se inteligjenca artificiale do të shkurtojë rreth 50 për qind të vendeve të punës vetëm për 10 vite dhe ne duhet të përgatisim treg të ri për atë vend të punës, të dekadave që vijnë, prandaj presidenti do të jetë njëri prej atyre që do të nxisë një vizion të ri për procesin arsimor, ku kreativiteti dhe inovacioni do të jetë po aq i rëndësishëm sa shkrim-leximi, unë bile kujtoj që procesi arsimor klasik jo vetëm që nuk krijon kreativitet dhe inovacion, por edhe kreativitetin e lindur të fëmijëve e zvogëlon gjatë procesit arsimor, duke krijuar shabllone të të menduarit tek njerëzit”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu