Interi ia mbyll derën PSG-së dhe Tottenhamit për Skriniarin

Inter thuhet se ka vendosur të largojë Milan Skriniar nga shitja duke rritur çmimin e kërkuar në 80 milionë euro për objektivin e Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspurs.

Nerazzurrët kishin planifikuar të shesin Skriniar për rreth 70 milionë euro dhe t’i përdorin ato para për të sjellë Gleison Bremer nga Torino, si dhe për të balancuar librat financiar.

Megjithatë, vonesat në arritjen e një marrëveshjeje me Paris Saint-Germain i lejuan Juventusit të hynte në garë dhe të fitonte garën duke siguruar Bremerin për rreth 50 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Kjo ndryshoi pikëpamjen e drejtuesve të Interit për situatën, veçanërisht nën presionin e madh të tifozëve dhe tani kanë ndryshuar mendim.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Interi tani ka vendosur të shesë Skriniarin vetëm nëse dikush ofron 80 milionë euro – dhe kjo thuhet se nuk ka gjasa.

Kontrata e sllovakut do të skadojë në qershor të 2023, por ai tashmë kishte rënë dakord për një rinovim muaj më parë dhe do t’i përmbahet atij pakti.

Në vend të kësaj, fokusi është drejt Nikola Milenkovicit të Fiorentinës, siç konfirmoi pasdite drejtori Beppe Marotta, por edhe këtu ka probleme.

Fiorentina kërkon 15-20 milionë euro për të liruar qendërmbrojtësin, gjë që konsiderohet shumë e tepërt për dikë që nuk do të ishte titullar i garantuar në Giuseppe Meazza.

Interi do ta merrte Milenkovicin vetëm në huazim me opsion blerjeje. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu