Interi konfirmon rikthimin e Lukakut

Tashmë është konfirmuar rikthimi i Romelu Lukakut te skuadra e Interit. Sulmuesi belg iu është bashkuar Nerazzurrëve në formë huazimi njëvjeçar deri në qershor të vitit 2023.

Faqja zyrtare e klubit në Twitter e ka publikuar një video të përbashkët të Lukakut me presidentin Steven Zhang.

“Mirë se u ktheve Rom”, është përshkrimi i një fotografi të përbashkët të 29-vjeçarit me presidentin e klubit.

Bëhet e ditur se në bazë të marrëveshjes mes klubeve, huazimi është njëvjeçar pa opsionin e blerjes apo ndonjë klauzolë që e obligon blerjen.

Interi do t’ia mbulojë gjithë pagën, ndërsa Lukaku ka hequr dorë nga shuma e plotë e rrogës së tij te Chelsea për t’u rikthyer te zikaltrit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu