Interi zyrtarizon përfundimin e kontratës së Alexis Sanchez

Interi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për ndërprerjen e kontratës së Alexis Sanchez me pëlqim të ndërsjellë.

Sulmuesi kilian kishte edhe një vit në kontratën e tij me Nerazzurrët, mirëpo nuk ishte në planet e Simone Inzaghit, ashtu që vendosi të largohej.

Për më shumë, ai ishte lojtari më i paguar te Nerazzurrët dhe klubi deshi ta largonte nga lista e pagave.

Me këtë rast, klubi ka publikuar një video të Alexis në faqen zyrtare në Twitter duke treguar numrin e paraqitjeve (109), numrin e golave (20) dhe numrin e trofeve (3), në tri sezonet e tij në Giuseppe Meazza.

33-vjeçari e ka fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë me fanellën zikaltër.

Marseille është destinacioni i radhës i Alexis, i cili tashmë mund të transferohet si lojtar i lirë në Ligue 1. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu