Kosovarja Gentiana Fana e cila punon si këshilltare e Presidentes kroate, Kolinda Grabar – Kitarović, në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, ka rrëfyer për punën dhe jetën e saj në Kroaci.
Fana e cila vjen nga një fshat i Drenasit, flet edhe për shqiptarët atje.
Tregon se ata janë të integruar mirë në Kroaci dhe se shumë prej tyre kanë zënë pozita të mira atje.
Duke folur për Kosovën, Fana tregon se nuk është e kënaqur që në Qeverinë e Kosovës është vetëm një ministre.
E kënaqur ajo nuk është as me përfaqësimin e rinisë, gjë për të cilën këshillon të merret si shembull Kroacia.
Këshilltarja e të parës së Kroacisë, flet edhe për qëndrimin e shtetit që përfaqëson rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Ajo ka disa fjalë edhe për ushtrinë e Kosovës. /Gazeta inFokus
Video:










