Inzaghi: Fitoja me Napolin na jep stimuj, kualifikimi në dorën tonë

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka folur në prag të ndeshjes në Champions League kundër Shakhtar Donetks. Italiani i jep rëndësi fitores së marrë në kampionat kundër Napolit dhe vlerëson ukrainasit.

Të dielën mundëm Napolin, me mbrojtjen më të mirë në Europë, dëshmi e madhe pjekurie dhe karakteri. Nesër e dimë që gjithçka është në dorën tonë pas dy fitoreve me Sherifin. Kemi përballë një kundërshtar që luan mirë, me një trajner të shkëlqyer. Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi, të dyja ekipet mund ta fitonim ndeshjen”.

Jam me fat që kam lojtarë ofensivë që prej disa kohësh luajnë në nivele të larta. Kemi takuar lloj-lloj kundërshtarësh dhe në çdo rast kemi bërë mirë. Ne e njohim Shakhtarin, e njohim edhe më mirë De Zerbin, i cili në një kohë e shkurtër kaloi në skuadër konceptin e futbollit të tij

Kanë kaluar katër muaj, ne kemi bërë një rrugë të shkëlqyer dhe besoj se fitorja ndaj Napolit mund të na japë një stimul të rëndësishëm. Më mungojnë de Vrij dhe Sanchez të cilët shpresoj të rikuperohen shpejt, për pjesën tjetër kam shenja të shkëlqyera”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu