Inzaghi: Interi im bëri ndeshje të mrekullueshme, të vazhdojmë kështu

Simone Inzaghi ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Mes të tjerash për Sky Sport Italia tekniku i kampionëve të Italisë u shpreh:

“Ka shumë gëzim, kishim nevojë për këtë fitore. Pjesën e parë krijuam shumë raste kundër një ekipi cilësor. Goli i Dzeko ishte një çlirim për ne.

Kalimi në raundin tjetër do ishte një arritje e madhe, pasi është objektivi i parë që kur kam nënshkruar dhe nuk është arritur prej 10 vitesh. Sonte kemi zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme, vetëm 48 orë pas një tjetër ndeshjeje shumë të vështirë kundër Napolit”.

Jemi në një moment të mirë, por duhet të vazhdojmë kështu. Kemi fituar dy ndeshje shumë të rëndësishme, por kemi një rrugë të gjatë përpara”, përfundoi Inzaghi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu