Inzaghi mbi ndeshjen ndaj Portos: Viti i dytë radhazi në këtë raund, duam të kalojmë në çerekfinale

Inter do të përballet me Porton në fazën e 16-të të Champions League. Zikaltërit do të jenë përballë Portos, një ekip i cili drejtohet nga ish-lojtari i Interit, Sergio Conceciao. Për këtë sfidë, Simone Inzaghi ka bërë komentin e tij.

“Për të dytin vit radhazi do të luajmë në 16-tshe, më në fund Interi është rikthyer për të luajtur në vazhdimësi në një fazë kaq të rëndësishme të Europës. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme, në dy stadiume plot dhe përballë një publiku të veçantë.

Ne e respektojmë Porton, ata janë një skuadër që prej vitesh po ecën mirë në Champions League. Trajneri është Conceciao, shoku im i skuadrës kur luanim te Lazio prej vitesh, e njoh shumë mirë. Qëllimi ynë është që të kalojmë turin dhe t’i japim një ëndërr tifozëve tanë, atë të luajtjes në çerekfinale. Nuk do të jetë aspak e lehtë, do të duhet të punojmë për të qenë gati për një sfidë të dyfishtë ku detajet do bëjnë diferencën. Do të jenë dy sfida të bukura, ne do të jemi gati”, është shprehur Inzaghi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu