Ironia e deputetit: Në Gjermani ka ikur Saimiri shofer, jo Saimiri ministër

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vazhdon të jetë në Gjermani pavarësisht se është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Burime pranë PS-së bëjnë me dije se ai ka shkuar në Gjermani pasi ka shoqëuar babaib që do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale.

Pavarësisht se ai pritej të kthehej mbrëmë, Tahiri e ka shtyrë me një ditë vizitën e tij, duke rikthyer në vëmëndje edhe njëher çështjen për të cilën po hetohet.

Demokrati Edi Paloka me anë të një statusi në Facebook ka zgjedhur t’a ironizojë këtë fakt duke shkruar se :“mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani”.

Postimi i plotë i Palokës

Mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani.

Me siguri do jete ai Sajmiri shofer kamioni se per Sajmirin minister ka dhene garanci Rama qe nuk mund te levizi nga vendi.

Votoi maxhoranca ne Parlament qe ti bllokohet pasaporta…

Pastaj eshte bere shume e ngatrruar kjo pune; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro…

Sajmir Tahiri minister ka kusherinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi te shitur por ne pronesi ende te tij…

Sajmir kamionisti, nuk dihet cfare i ka Habilajt, po ata i bejne dhurata te shtrenjta gruas dhe nenes se tij, mendojne qe 5 milion euro ne muaj nuk i mjaftojne dhe propozojne ti dergojne 20 milion euro “per fushaten e kamionisteve socialiste”

Sajmir Sota, mban dokumentat e Sajes minister ne makine, fiton tendera nga Saja minister dhe ka 865 mije euro kesh qe thote se jane te tijat

Kush Saje te kete ikur ne Gjermani? Te jete ministri qe ka shkuar me cante per te blere hekur apo kamionisti me dokumenta te ministrit?

Ne fund te fundit , Rama ku hyn ketu???

Ai nuk di cfare ben vete, jo te dije se c’bejne gjithe keta Saje /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu