Ironizon gazetari i “Guardian”: CR7 në vend të Osimhenit? Si ta zëvendësojmë Koulibaly me McTominay

Prej ditësh tashmë flitet se një operacion Osimhen-CR7 mund të realizohet, teksa Manchester United i ka ofruar Napolit Cristiano Ronaldon, ndërsa kërkon Victor Osimhen.

Në lidhje me këtë operacion gazetari i njohur i “Guardian”, James Nalton ka ironizuar një mundësi të tillë.

“Të ofrosh Ronaldon si zëvendësim për Osimhen është si të propozosh McTominay si zëvendësim për Koulibaly”, ka shkruar në twitter.

Reagimet janë nga më të ndryshmet, pasi tifozët priren të besojnë ose jo një ide të tillë, por përsëri deri në fund të kësaj merkatoje gjithçka mund të ndodhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu