Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, ka thënë se më 6 tetor, partia e tij mori përkrahje të gjerë nga qytetarët.
Ai ka thënë se ‘fituesi i këtyre zgjedhjeve do të dihet përfundimisht pasi të përfundojë numërimi i plotë i të gjitha votave’, duke shtuar se ‘do të takohen me Kurtin’ për të vazhduar aty ku e kanë lënë, por në fund, Mustafa thotë se do respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe interesin e LDK’së.
Ky është postimi i plotë:
“Qytetarë të nderuar
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”.










