Isa Mustafa, i paduruar: Qeveria e re, sa më shpejt

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re, pra asaj me kryeministër Abdullah Hotin., do të thirret shumë shpejt.

“Ekziston një mundësi që seanca të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia tjetër që të mbahet të hënën. Në qoftë se është gjithçka në rregull sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, atëherë unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të pritet më shumë”, ka thënë Mustafa, forca e të cilit, pas prishjes së koalicionit me VV-në dhe pasi e rrëzoi Kurtin me mocion mosbesimi, pritet të marrë frenat e qeverisjes.

Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese tha se vendimi i presidentit Thaçi për dekretimin Avdullah Hotit nga LDK-ja si mandatar për formimin e qeverisë së re, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie, nuk rezulton me shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit e shkuarjen më pas në zgjedhje të parakohshme, siç Kurtin pretendonte.

Vetëvendosje e dërgoi dekretin e presidentit për interpretim në Gjykatë Kushtetuese pasi e konsideronte antikushtetues. Vendimin e gjykatës, Vetëvendosje e ka quajtur skandaloz. Por paçka këtij opinioni, ajo duhet t’i bindet sipas “rregullave të lojës në demokraci”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu