Isa Mustafa lajmërohet edhe sot, ja çfarë thotë për VV-në

Koalicioni shumë i përfolur me LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk u realizua dot, megjithatë debatet vazhdojnë në opinion, kreu i LDK-së Isa Mustafa edhe njëherë u shpreh sa i përket Vetëvendosjes, në vijim mund ta ndiqni të plotë fjalën e kreut të LDK-së.

“Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR-PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kam bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje. Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV-në dhe bisedat për të qeverisur bashkë, na kanë ofruar për shumë interesa të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punoj të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.
Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu