Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe kreut të LDK’së, Isa Mustafa, në prani të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të shtetit të QUINT’it,
I pari që ka folur është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e cila ka deklaruar se marrëveshja nuk është arritur as sot.
Mustafa ka thënë se LDK’ja mbet të propozimi i 8 janarit, ku kërkon kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Presidentin dhe 5 ministri. Ai ka thënë se nëse Vetëvendosja pranon këtë ofertë, LDK’ja nënshkruan koalicion me LVV’në
“Ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuar edhe ambasadorët e QUINT’it, ata kishin vet për qëllim vetëm të informohen dhe jo të ndikojnë në procesin e marrëveshjes, si Lidhje Demokratike e Kosovës, ne jemi të bindur që zgjidhja që kemi ofruar kohën e fundit, është një zgjidhje e cila kontribuon marrëveshjes qeverisëse e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimit të qytetarëve që kemi marrë në 6 tetorin e vitit të kaluar, ne jemi shprehur të hapur nëse Lëvijza Vetëvendosje i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje ne çdo moment jemi të hapur për bashkëqeverisje, do të jetë një marrëveshje që i kontribuon vendit”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.
Kujtojmë se as pas ndërmjetësimit të ambasadorëve të QUINT’it, LVV dhe LDK nuk ka arritur marrëveshje mes vete.










