Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë jep sinjale pozitive për koalicionimin me VV

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se partia që drejton ai mbetet e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjes. Ai këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

“Dëgjuat deklaratën e kryesisë. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Ne do ta respektojmë këtë dhe marrëveshja do të nxjerrë në pah një qeveri të balancuar, konform besimit të dhënë nga ana e qytetarëve.

Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është I balancuar dhe duhet ta trajtojë VV. Mbetemi të hapur që të ulemi të bisedojmë dhe të ketë një përfundim të shpejt, deri në fund të kësaj jave.

Ta bëjme marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte për marrëveshjen. Por gjithsesi angazhohemi për një marrëveshje në interes të qytetarëve.”, theksoi Mustafa. Sipas tij, LDK gjatë kësaj periudhe ka qenë në komunikim dhe në moment që do të ulet është e interesuar për të përfunduar marrëveshjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu