Isa Mustafa pr koalicionin: Zgjidhjen e jep Vetëvendosje dhe jo ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, ka thënë se zgjidhjen për koalicionin qeverisës e jep Vetëvendosje dhe jo LDK-ja.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, ka thënë Mustafa duke u larguar nga selia e LDK-së.

Kosnett sot ka qëndruar në selinë qendrore të LDK-së, ku është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën si dhe figurat kryesore të kësaj partie.

Tema e diskutimit në këtë takim ishte arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-së dhe VV-së.

Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë dhe institucioneve të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu