Isa Mustafa tregon ku dështoi arritja e marrëveshjes me Vetëvendosjen

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesore, mirëpo, që nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me VV-në kanë dallime.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, ka thënë ai.

Ndërsa, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi I sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu