Isa Mustafa tregon pse LDK e votoi Glauk Konjufcën më 26 dhjetor

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në televizionin publik, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ndodhi në ditën kur Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit, pa marrëveshje për koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa thotë se ishte e qartë se partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK-së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

“E kemi pasur të ditur se kryeparlamentari i takon LDK-së. E vetmja gjë që kishte mbetur të harmonizoheshim ishte zotimi për Presidentin. Lindi një propozim i ri me 23 dhjetor. Ne i tham se ai propozim është kthim mbrapa”, ka thënë Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu