Ish-banori e thotë troç: “Meritonin e shoh fitues në BBV3, Romeo rrezikon finalen”

Gazetari i njohur Ronaldo Sharka, ka qenë së fundmi i ftuar në “Wake UP” ku foli për lojën e banorëve të këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

Ai u ndal te Meriton Mjekiqi, ku i bindur u shpreh se Meritoni mund të jetë fitues i edicionit të tretë.

“Meriton Mjekiqi është një nga banorët më interesant që ka pasur Big Brother VIP tre vitet e fundit. Nga shqiptarët e Kosovës ai është përfaqësuesi më i mirë. Meritoni krijoi një lidhje dashurie që e dinte që do gjykohej po nga ana e tjetër e dinte se do përqafohej. Ata kurrë nuk e hodhën poshtë njëri-tjetrin. Ai nxorri një nga pretendentet nga shtëpia, Egla Cenon. Meritoni është pretendent shumë i mirë për fitues. Ndoshta këtë vit 100 mijë euroshi mund të shkojë në Kosovë”.

Sa i përket Romeos, Sharka u shpreh se jo vetëm që nuk mund ta fitojë këtë “Big Brother” por rrezikon edhe finalen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu