Ish banorja Juliana Nura, opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3 krah Luiz Ejllit?

Gjatë një interviste të fundit në podcastin ‘Shok Podcast’ me Fis Junikun, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, ka shpalosur disa detaje intriguese rreth projekteve të saj të ardhshme, duke ndezur kuriozitetin e fansave të saj.

Në këtë intervistë tërheqëse, Xhuli ka lënë të kuptohet se ajo do të marrë pjesë në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova, një nga programet më të ndjekura në rajon.

Moderatori, Fis Juniku, i njohur për drejtpërdrejtësinë dhe stilin e tij ngacmues, nuk ka kursyer pyetjet, duke aluduar se Xhuli mund të jetë njëra nga opinionistet e rinj të spektaklit, duke iu bashkuar forcat me Luiz Ejllin.

Megjithëse Xhuli nuk ka konfirmuar asnjë detaj shtesë, prania e saj dhe e Luizit si opinionistë prejardhje do të bëjë Big Brother VIP Kosova 3 një spektakël më emocionues dhe të ndjekur për këtë sezon.

Pjesëmarrja e Xhulit në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova e bëri atë një figurë të dashur për shikuesit, duke arritur deri në finale dhe fituar simpatinë e shumë fansave të emisionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu