Ish-deputeti i PD-së kërcënon kryeministrin Rama

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ku kanë bllokuar edhe rrugën, dhe nën thirrjet “Rama ik” kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Madhe” dhe largimin e qeverisë, për t’ju hapur rrugë sipas tyre, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në ditën e 117 të protestës ishte i pranishëm si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, nga ku deklaroi se protesta e 5 marsit do të zhduk parlamentin e krimit të organizuar dhe ai institucion do t’iu rikthehet qytetarëve.

Sipas Balliut, opozita ka marrë të gjitha masat për ta çuar kryeministrin, duke e paralajmëruar se, gazi lotsjellës që hedh ndaj protestuesve do t’i kthehet në lot Edi Ramës

“Ne kemi qëndruar 117 ditë këtu dhe do të qëndrojmë edhe 117 vjet deri kur ta anuloni këtë projekt. Protesta e Unazës është zjarri që fillojë ta shkrijë këtë qeveri, sepse tregoi se si mund të bashkohemi me njëri-tjetrin pavarësisht bindjeve dhe vendit se prej nga vijmë. Kjo qëndresë zbuloi aferat më të mëdha korruptive të kësaj qeverie.

Edi Rama, ne planet tona i bëjmë këtu në shesh, sepse ne jemi me të drejtën, dhe jemi më të përgatitur se kurrë, kemi marrë çdo masë që ti bashkë me gazin tënd të shkosh aty ku e ke vend, atë gaz që hedh do të bëjmë që të të kthehet në lot ty.

Qytetarët do t’i vënë kryqin pushtetit tuaj të mallkuar. Banorët e Astirit e kanë dhe do ta kenë çdo ditë mbështetjen e opozitës. Më datë 5 mars do ta zhdukim Parlamentin e krimit të organizuar për t’ua kthyer qytetarëve të këtij vendi”, deklaroi Klevis Balliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu