Ish-Kancelari gjerman ka një ide të keqe për Kosovën

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schoreder, i cili paguhet nga gjiganti rus ‘Gazprom’, ka propozuar në Beograd një ide jashtëzakonisht të keqe sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Serbia fillimisht duhet të pranohet në Bashkimin Evropian, dhe më pas të bëhen përpjekje për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Këto deklarata ish-kancelari gjerman i ka bërë gjatë një forumi në Beograd të quajtur “World Minds”.

Sipas tij kjo është mënyra më e lehtë për të zgjidhur bllokadën në Ballkan.

“Në opinionin tim, zgjidhja më e lehtë është anëtarësimi i Serbisë në BE fillimisht, dhe pastaj të konsiderohet një zgjidhje e mundshme për Kosovën. Mendoj që Serbia është në një rrugë shumë të mirë”, është shprehur Schroeder.

Megjithatë një gjë e tillë qesharake nuk ia ka besuar as bashkëbiseduesi në këtë organizim, presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Do t’iu them sinqerisht, ne kemi folur më shumë se pesë orë, dhe unë mora një mesazh: Ne duhet të përshpejtojmë zgjidhjen, për të vendosur përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Prishtina nuk mund të konsolidohet pa Serbinë, dhe ne do të bëjmë më të mirën për të vendosur paqe dhe stabilitet”, ka thënë Vucic, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë forum është folur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO, dhe për raporetet që Serbia ka me Rusinë.

“Ne bashkëpunojmë me Rusinë, Rusia është një partner i mirë”, është shprehur Vuçiq.

Këto deklarime të ish-kancelarit gjerman vijnë në kohën kur kancelarja aktuale gjermane, Angela Merkel është involvuar direkt në bisedimet Prishtinë-Beograd, duke parandaluar kështu ndarjen e Kosovës, dhe duke bërë përpjekje që të zhbllokojë situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu