Ish-kryetari i Shkupit për reagimet për rrugën “Adem Demaçi”: Mos manipuloni

Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilego bëri të ditur sot se rruga “Brigada e dytë Makedonska”, asnjëherë nuk u fshi në Shkup, pêrcjell INA.

“Brigada e dytë maqedonase është pjesë e historisë më të ndritur maqedonase. Historia e lëvizjes FISNIKE dhe partizane !!! Kështu ishte, dhe kështu do të jetë.

Deklaratat populiste nga cilado anë janë rezultat i mosinformimit total (ose manipulimit të vetëdijshëm) me publikun. Nuk ka forcë që do të më bënte të heq dorë nga lufta e shenjtë për liri kombëtare e popullit maqedonas. Ish rruga “Lovčnenska 9″, quhet rruga Brigada e Dytë Maqedonase.

Por siç u tha tashmë nga unë, nacionalizmi (nga kushdo qoftë ai) është strehë për të paaftët…”, ka shkruar Shilegov, që në kohën e tij u bë riemërtimi i rrugëve të kryeqytetit, ku për herë parë dhjetëra rrugë morën emra shqip. Debatet u nxitën së fundi me emërimin e një rruge të Shkupit me emrin e veprimtarit “Adem Demaçi”, e që mediat maqedonase raportuan se kjo rrugë më parë ishte “Brigada e Dytë Maqedonase”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu