Ish-lojtari i Realit tërhiqet nga futbolli në moshë të re

Ish-futbollisti i Real Madridit Fabio Koentrao mbylli kapitullin e tij në futbollin e luajtur. 31-vjeçari bëri me dije për mediat në Akademinë Sportive të Alkoçetes në Portugali se ka marrë vendimin të mos luajë futboll.

Prej 6 muajsh, mbrojtësi i majtë portugez mbeti pa skuadër, megjithëse iu vetofrua Bolonjës për të qenë pjesë e tyre.

Ai e nisi karrierën te Rio Ave, më pas shkëlqeu në kampionatin portugez me Benfikën. Në vitin 2011, Real Madridi e bleu për shifrën e 30 milionë €. Pas dy sezonesh si titullar me madrilenët, në sezonin e tretë në “Santiago Bernabeu” Koentrao filloi të aktivizohej më pak.

Më pas u huazua te Monako në sezonin 2015-2016. Rikthimi në Madrid për sezonin pasardhës nuk qëlloi me fat teksa sërish dëmtimet dhe rivaliteti me Marselon në krahun e majtë e detyruan sërish të kthehej në atdhe për të luajtur në dy sezonet e fundit me Sporting Lisbonën dhe Rio Aven.

Porto u përpoq të firmoste me ish-futbollistin e Portugalisë, por çuditërisht palët nuk arritën akordin.

Në karrierën e tij, Koentraro ka fituar një kampionat portugez, 2 kampionate spanjolle dhe 2 Liga të Kampioneve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu