Ish-ministri italian Salvini heq dorë nga “Nutella”, sepse përmban “lajthi turke”

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë italian dhe ish ministri italian, Matteo Salvini, i cili gjeti famë në karrierën e tij politike me nacionalizmin populist, ka shënjestruar mallrat turke të enjten në një fushatë në Ravenna.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Salvini e mori seriozisht sugjerimin sarkastik të një mbështetëse kur iu kujtua të hante Nutella nëse ndjen të ftohtë në tubimin në natyrë.

“Nutella? A nuk e dini zonjë që unë kam ndryshuar? Sepse kam zbuluar se Nutella përdor lajthi turke, dhe preferoj të mbështes bizneset duke përdorur produkte italiane. Unë preferoj të ha produkte italiane dhe të ndihmojë fermerët italianë”, citohet të ketë thënë Salvini.

Një deklaratë e tij është konsideruar deri diku surprizë, pasi që Salvini më parë kishte postuar selfie në platformat e mediave sociale duke ngrënë çokollatë dhe lajthi, duke shprehur hapur dashurinë e tij për produktin.

Megjithatë, ai ka marrë kritika nga Davide Faraone, një ligjvënës në Partinë Demokratike të opozitës, i cili ka thënë: “Nëse jeni kandidat për të udhëhequr vendin dhe të sulmoni kompaninë simbol të përsosmërisë italiane në botë, për të cilën punojnë mijëra njerëz, pa u kujdesur për sa më pak nga pasojat që fjalët tuaja mund të kenë, ju jeni ndoshta një i papërgjegjshëm. Nëse nuk ju pëlqen Nutella, me siguri nuk jeni italian. #laNutellaNonSiLega”, sipas Teller Report.

Rreth tre të katërtat e lajthive në botë furnizohen nga Turqia dhe blerësi më i madh është Ferrero, prodhuesi i Nutella.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu