Ditën e djeshme pati një përlasje diplomatike midis Kievit dhe NATO-s mbi sugjerimin e Stian Jenssen, shefit të shtabit të Jens Stoltenberg, se Ukraina mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit së saj në këmbim të territorit të NATO-s.
Kievi u përgjigj, duke e quajtur idenë “qesharake” dhe “absolutisht të pranueshme”. Kjo shkaktoi një deklaratë nga NATO për mediat ukrainase, duke thënë se nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës.
Ditën e sotme, vetë Jenssen ka kërkuar falje për deklaratën, në një intervistë për gazetën norvegjeze VG.
Jenssen tha se deklarata e tij “ishte pjesë e një diskutimi më të gjerë rreth skenarëve të mundshëm të ardhshëm në Ukrainë, dhe se nuk duhej ta kishte thënë në atë mënyrë.
“Ishte nje gabim.”, tha zyrtari.
Ai shtoi: “Nëse, dhe e theksova nëse, arrini në pikën ku mund të negocioni, situata ushtarake në terren do të jetë absolutisht qendrore dhe do të ketë një ndikim vendimtar se si do të duket një rezultat i mundshëm i kësaj lufte”- tha ai.