Ishte pjesë e protestave në veri, Kurti tregon se a do ta shkarkoj Goran Rakic

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka dalur në konferencë për media pas mbledhjes që kishte me kabinetin qeveritar, ku foli edhe për situatën e krijuar në veri të vendit ku po zbatohet reciprociteti i targave.

Kurti në këtë konferencë u pyet edhe për pjesëmarrjen e njërit nga ministrat e kabinetit qeveritar, Goran Rakic, në këto protesta duke pyetur atë se a do ketë masa ndaj tij, pasi po shihet si faktor i nxitjes së protestave nga serbët në këtë vendkalim kufitar.

Ai tha se nuk beson që Rakic është nxitës i protestave, por sipas tij ai ka bërë thirrje për qetësi.

Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakic, nuk mund të ankohem për bashkëpunimim me të, dhe nuk e kam përshtypje që ai ka shkuar te pikat që të marrë pjesë në protestë, që të organizoj të tjerët, por përkundrazi me aq as jam informuar unë besoj që është përpjekur që situata të mos eskaloj, mos të ketë veprime të dhunshme, dhe mendoj që nuk duhet të marrë masa ndaj tij“, tha Kurti.

Tutje ai shtoi se zbatimi i reciprocitetit të targave do vazhdoj të ndodh, por tha se do ishte mirë që qytetarët të vinin e të largonin vetvetiu këto targa ilegale, e të pajiseshin me targat e duhura.

Natyrisht që zëvendësimi i tableave nuk mund të jetë i përnjëhershëm sepse ju e keni parasysh që ka shumë automjete që janë në garazhat e qytetarëve, por ne nuk kemi as prioritet që të gjurmojmë secilën veturë që mund të mos i ketë targat. E kemi për aspiratë që mos të kemi tabela ilegale,mirëpo tash jemi të përqendruar në vendkalimet kufitare. Policia ndal automjetet që kanë targat ilegale por nuk do ketë ndjekje të automjeteve e qytetarëve, jemi shumë praktikë shumë pragmatikë në këto procedura. Mirë do ishte që qytetarët të sillnin vetë veturat”, përfundoi Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu