Ishulli më i famshëm hap kufijtë: Hajdeni dhe punoni këtu, kushti i vetëm është testi për COVID-19

Uji i kristaltë, rëra e bardhë dhe palmat tropikale që bëjnë hije. Kjo është peizazhi i ëndërruar nga të gjithë ata që duan të shkojnë të paktën njëherë në jetë në një ishull të Karaibeve.

Por për disa, jo vetëm kjo mund të shndërrohet në realitet, por edhe në pamjen e parë që shohin kur shkojnë në ”zyrë”.

Barbados është një nga ishujt më të njohur të Karaibeve, destinacion i kërkuar turistik për bukuritë e saj natyrore, dhe që pikërisht mbi sektorin turistik mban pjesën më të madhe të ekonomisë së saj.

Masat parandaluese ndaj COVID-19 e kanë izoluar tërësisht atë nga bota përreth, me hotelet dhe resortet e njohura në gjithë botën që tashmë janë të boshatisura.

Për këtë arsye, kryeministrja Mia Amor Mottley ka parashikuar një program specifik, i quajtur “Barbados Welcome Stamp”, që i jep të gjithëve atyre që duan një vizë njëvjeçare pune në mënyre që të punojnë, por edhe shpenzojnë, në ishullin dikur koloni britanike.

“Nuk jeni të detyruar të punoni në Europë ose në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi kryeministrja.

“Me teknologji të reja mund të punoni nga këtu disa muaj, të udhëtoni dhe të riktheheni kur të dëshironi”.

I vetmi kusht, për, kandidatët, do të jetë testi për COVID-19, në një ishull që ka patur vetëm 98 raste në një popullsi prej rreth 290 mijë persona. Duke parë bukuritë e vendit, apeli i kryeministres mund të ketë sigurisht një sukses jo të vogël.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu