Forcat shiite irakiane kanë mundur të çlirojnë 46 fshatra në perëndim dhe jugperëndim të Mosulit, si pjesë e një operacioni për të larguar grupin militant Shtetin Islamik (ISIS) nga qyteti verior i Irakut, njoftoi një zyrtar.
“Forcat çliruan një sipërfaqe prej 590 kilometra katrorë, duke shkatërruar 20 makina me bomba dhe duke vrarë dhjetëra militantë të Shtetit Islamik, ndërsa të tjerët u larguan”, deklaroi Ahmmed Al-Asady, deputeti dhe zëdhënësi zyrtar i grupit paraushtarak shiit.
Në një zhvillim tjetër, forcat e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë së Irakut dhe grupet e tjera aleate filluan një operacion në boshtin e jugut pranë Hammam al-alil, 20 kilometra në jug të Mosulit.
“Pasi të çlirojmë Hammam al-Alil dhe qytetet e fshatrat e lidhura me të, forcat do të depërtojnë në qarqet në jug të Mosulit dhe më pas të hyjnë në qytet nga ana e djathtë në perëndim të lumit Tigër”, tha kolonel Ahmmed al-Jabouri