Ismaili 20 ditë pas vërshimeve në Hasanbeg: Elifi 16 muajshe nuk është gjetur, po shoh kafshë të ngordhura në rrugë

Muhamed Ismaili nga partia Uniteti shkruan në profilin e tij në Facebook se edhe pas 20 ditë vërshimeve të frikshme në Hasanbeg, Elifja 16 muajshe ende nuk është gjetur, si dhe akoma kafsh të ngordhura gjenden nëpër rrugë, transmeton TetovaSot.

“Hasanbegu sot.

20 ditë pas vërshimit tragjik. Akoma Elifja 16 muajshe nuk është gjetur. Akoma kafshë të ngordhura nëpër rrugë, që po shpërbëhen dhe po thahen në diell…

Nëse nuk do të na ndihmonin turqit dhe të tjerët, akoma do të kishim ujin dhe baltën nëpër dhoma. Nëse nuk do ndanin OJQ-të ushqim, mjete pastrimi, çizme, lopata… vaj halli për banorët.

Nëse do të kishim jetuar në #xhungëll, do të kishim vepruar sipas ligjeve të xhungllës.”, shkroi Ismaili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu