Tërmeti i fortë që goditi Italinë ka arritur të çajë malin e “Castelsantangelo sul Nera” në provincën Macerata.
Ky tërmet i fundit ishte më i fortë sesa ai i Aquilës në vitin 2009, që shkaktoi vdekjen e 309 personave, si dhe më i forti i regjistruar në vend nga viti 1980. E megjithatë, për fat të mirë nuk regjistrohen viktima, por vetëm dhjetëra të plagosur dhe dëme të rënda materiale.
Si pasojë e tërmetit raportohet për mbi 20 të plagosur. Tre persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Një numër i madh banesash janë rrafshuar.
30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)