Italia jep mbështetje të pakusht për Kosovën, për integrimet Euro-Atlantike

Italia vazhdon të tregojë mbështetje të pakusht karshi shtetit të Kosovës. Shteti Italian edhe njëherë i ka dhënë Kosovës mbështetjen e tyre sa i përket integrimeve Euro- Atlantike. Së fundi, rëndësi të veçantë i është kushtuar një takimi mes ambasadorit të Italisë në NATO, si dhe ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj.

Misioni i Përhershëm i Italisë në Nato, Komanda Italiane, Ambasada Italiane në Prishtinë si dhe Ministria e Mbrojtjes së Italisë, duke i dhënë rëndesi të veçantë takimit mes Ambasadorit të Italisë në NATO dhe Ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj, edhe njëherë i kanë dhënë mbeshtetjen e tyre për integrimet Euro-Atlantike të Republikës së Kosovës”, tregon ambasada italiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu