Ivanov e nënshkroi pa hezitim ligjin për amnesti por jo edhe atë të gjuhës shqipe

Presidenti Ivanov pa hezitim firmosi ligjin për amnisti, i cili menjëherë u publikua në gazetën zyrtare. Nga ana tjetër, dy ligjet që paraprakisht u miratuan në kuvend, ai për gjuhët dhe i marrëveshjes së Prespës, ende janë të bllokuar në sirtarin e tij në Villa Vodno. Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi për Tv A2 tha se në këtë mënyrë presidenti i shtetit po e shkel kushtetutën.

Këtu kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ana e kreut të shtetit i cili refuzon që mbas miratimit të dytë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve siç e obligon kushtetuta ai është i detyruar ta firmosë dekretin, ai refuzon ta kryejë atë obligim kushtetues, dhe prandaj nuk ka pranuar që të bëhet verifikimi i ligjit. Ai shkon edhe më larg përveç këtij ligji nuk dekreton edhe ligjin për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë, gjë që atij më i bëhet praktikë e thyerjes së kushtetutës, tha Talat Xhaferi – kryetar i Kuvendit.

Eksperti juridik Naser Ziberi thotë se Ivanov ka një qasje selektive kur është në pyetje aprovimi i ligjeve të cilat dalin nga kuvendi. Sipas tij ai ligji për amnisti është diskutabil, dhe se presidenti është i kontaminuar politikisht.

Nënshkrimi i dekretit për ligjin për amnisti që me të vërtetë është diskutabil flet për faktin se presidenti Ivanov është i kontaminuar politikisht dhe partijakisht dhe për këtë arsye edhe ka nënshkruar dekretin për hyrje në fuqi të këtij ligji. Ivanovi me këtë dëshmoi se ka një qasje selektive kur vjen në pyetje aprovimi i ligjeve të cilat dalin nga parlamenti, dhe se qasja e tij është e ndikuar politikisht. Mbetja e dekreteve të pa nënshkruar për përdorimin e gjuhëve dhe ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës flet çartë se Ivanovi nuk dëshiron që të respektojë kushtetutën, ligjet dhe sundimin e së drejtës, Naser Ziberi , ekspert.

Ndonëse ligji për gjuhët dy herë u votua në kuvned, presidenti Ivanov refuzoi ta nënshkruaj atë. Ai njësoj po vepron edhe me Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë u ratifikua nga Kuvendi i Maqedonisë në qershor të këtij viti dhe për të kishin votuar 69 deputetë.tv21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu