Ivanov :Nuk e kemi menduar asnjëherë shpalljen e gjendjes së luftës

Në kabinetin e presidentit të Maqedonisë, asnjëherë nuk është folur, as që është menduar për shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme. Kështu deklaroi Presidenti Gjorge Ivanov në deklaratë për media. Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat që janë bërë ndaj tij, kabinetit të tij, Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për zbulim lidhur me dhunën e 27 prillit në Kuvend.

Gjorge Ivanov, President i Shtetit: Në kabinetin e presidentit të RM-së, asnjëherë nuk është folur, as që është menduar për shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme. Me këtë i hedh poshtë edhe të gjitha shpekulimet se bashkësia ndërkombëtare ka bërë çfarëdoqoftë presioni mbi mua që të heq dorë nga ndonjë plan për shpallje të gjendjes së luftës ose të gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë moment i ftoj publikisht përfaqësuesit ndërkombëtar që të dalin dhe t’i theksojnë ata që më kanë bërë presion.

Ai nënvizoi se ka një vit e gjysmë që ndaj tij dhe kabinetit të tij janë bërë presione dhe kërcënime me qëllim që, siç thotë ai, të heq dorë nga qëndrimet e tia lidhur me ngjarjet politike në vend.

Gjorge Ivanov, President i Shtetit: Një vit e gjysmë, unë si president i RM-së, dhe kabineti im jemi vazhdimisht në shënjestër të lajmeve të rrejshme me qëllim që me çdo kusht të na përziejnë në ngjarjet e 27 prillit. Nga 21 prilli 2017 pa asnjë indikacion apo fakt akuzohet kabineti i presidentit, bëhen presione dhe kërcënime ndaj meje me qëllim që të gjunjëzohem dhe të heq dorë nga qëndrimet e mia, lidhur me ngjarjet politike në RM dhe politikat që i zbaton qeveria aktuale.

Ai i cilëson si deklarata të rrejshme ato që po jepen në procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit dhe i fton të gjitha institucionet kompetente që të tregojnë nëse kanë çfarëdolloj procesverbali administrativ për përgatitje të ndonjë skenari për gjendje luftë apo gjendje të jashtëzakonshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu