Duhet të flasim me emra të përveshëm për kandidatin konsensual për president, tha ushtruesja e detyrës së të parës së vendit, Albulena Haxhiu.
Ajo pas takimit me liderët e disa prej partive parlamentare, tha se pa marrëveshja për presidentin vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.
Sipas saj, Kurti shumë shpejtë do të nis diskutimet me LDK-në për kandidatin për president konsensual.
Haxhiu tha se Kurti në takim bëri të ditur se i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë, por nevojitet ujdia për president.
Ajo shtoi se po analizon dokumentacionet e partive politike për emërimet e reja në KQZ.
Për paralajmërimet për protesta nga ish opozita, Haxhiu tha se të njëjtat duhet të tregojnë kauzën e protestës.










